Futboll Seria A Sport

Maldini i rri besnik Milanit, ja çfarë vendimi ka marrë legjenda kuqezi

Simboli i Milanit dhe i Italisë, Paolo Maldini, ka zbuluar synimet e tij për të ardhmen në një intervistë për kanalin sportiv “Sky Sport”.

Mbrojtësi legjendar i “Djallit” dhe kombëtares së kaltër ende nuk ka marrë përsipër asnjë rol drejtues, por shpreh dëshirën për t’i qëndruar besnik Milanos dhe atdheut të tij.

“E ardhmja? Jam i përqendruar te Milani ose te Italia. Të dy kanë qenë klubet që kam luajtur dhe nuk e shoh veten në asnjë ekip tjetër. A kam refuzuar oferta në të kaluarën? Jo aq shumë, por siç thashë kam qenë shumë i kufizuar në objektiva saqë nuk kam patur shumë mundësi për të zgjedhur. Babai im ka luajtur Milanin, kështu dhe unë, ndërsa tani fëmijët e mi janë në akademinë e “Kuqezinjve”.

Italia? Të shohim. Costacurta është emëruar, por problemi është se nuk e di se sa kohë të qëndrojë derisa ekipi kombëtar po pëson ndryshime”, shprehet 5 herë fituesi i Ligës së Kampioneve.

Related posts

Girona befason Barcelonën/ Shikoni çfarë goli fantastik realizohet në “Camp Nou” (VIDEO)

Isa.Autor

Frika e rënies nga Superliga, tifozët shkodran “rebelohen” dhe protestojnë ashpër ndaj Bashkisë

Sadik.Autor

(VIDEO) Bournemouth i bën ‘gjëmën’ Arsenalit, përmbysje në vetëm 4 minuta

Q.Autor

Leave a Comment