Futboll Premier League Sport

Vialli: Chelsea të mendohet tri herë, para shkarkimit të Contes…

Ish-lojtari i Chelsea, Gianluca Vialli, i ka kërkuar klubit londinez që të mos marrë vendime të acaruara për të ardhmen e Antonio Conte. Është spekuluar se finalja e “FA Cup”, e kësaj të shtune, kundër Manchester United, mund të jetë ndeshja finale e Conte në krye të “Blues”.

Një vend i pestë në Premier League, së bashku me tensionet e raportuara midis Conte dhe hierarkisë drejtuese te Chelsea, kanë inkurajuar spekulimet se italiani do të largohet nga klubi para sezonit të ardhshëm.

Sidoqoftë, Vialli mendon se të dyja palët duhet të mendojnë me kujdes, përpara se të vendosin për të ardhmen e tyre. “Nëse do të isha Antonio, do të mendoja dy herë për ta lënë Chelsea, – tha ai për “Sky Sports News”. – Nëse do të isha Chelsea, do të mendoj tri herë për ta lënë Antonio të shkojë.

Është një duet i mirë dhe shpresoj se do të vazhdojë. Mendoj se Conte ka bërë shumë mirë sezonin e kaluar, duke fituar kampionatin, çka është gjithmonë e komplikuar në një kompeticion që ka gjashtë ose shtatë klube të afta për ta fituar. Premier League është tepër e vështirë, por ai arriti të fitojë titullin me mënyrën e vet, që në debutim.

Sezoni pasi fiton kampionatin është gjithnjë e më i komplikuar. Rivalët janë më të uritur dhe të fortë, kështu që mendoj se Antonio bëri gjithçka të mundur këtë sezon. Chelsea u paraqit jashtëzakonisht mirë në Ligën e Kampionëve, derisa u eliminua, nuk do të thoja nga Barcelona, ​​por Lionel Messi.

Nëse ai do të luante për Chelsea, do të kishte qenë 5-0 në të dyja rastet për blutë. Finalja e “FA Cup” është një arritje masive, kështu që përgjithësisht ecuria është e mirë. Shpresoj që Conte të vazhdojë punën”.

Related posts

Sulmuesi i Dortmundit dëmtohet, rrezikon Botërorin

Sadik.Autor

Aguero “tradhëton” Manchester City-in/ Argjentinasi pritet të largohet në Spanjë te…

Sadik.Autor

Lisandro Lopez kryen me sukses testet mjekësore te Interi

Q.Autor

Leave a Comment