Futboll Sport

Flamurtari merr vendimin për Sidiben dhe Camaran…

Flamurtari ka mbyllur një tjetër sezon të dështuar. Skuadra vlonjate me një ekip me shumë elementë të mirë dhe lojtarë të mirëpaguar nuk arriti realizimin e objektivave, pasi nuk do të jetë as në Evropë, ndërkohë që deri para fazës së tretë ishte ekipi që luftonte kokë me kokë me Skënderbeun për fitimin e titullit kampion. Në fazën e tretë nisi dhe kolapsi i skuadrës së ndërtuar nga trajneri Shpëtim Duro. Pak u dëmtuan nga gjyqtarët e pak nga skualifikimet dhe rezultatet munguan duke rënë djeshëm në tabelën e klasifikimit.

Dy nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni nga skuadra e Flamurtarit janë Lancinet Sidibe dhe Sekou Camara. Ata u morën në formë huazimi nga skuadra e Besëlidhjes në fillim të këtij sezoni duke qenë dhe protagonistë. Sidibie ka qenë titullar absolut në formacionin e bregdetarëve duke luajtur në 30 ndeshje si titullar. Ai është vetëm 21-vjeç dhe e ka përballuar mjaft mirë sezonin e parë në Superiore. Nga krahu tjetër, Camara nuk ka qenë titullar fiks, por ka luajtur rregullisht. Afrikani koleksionon 28 ndeshje, nga të cilat 13 i ka nisur si titullar. Sulmuesi ka realizuar 3 gola të rëndësishëm, ndërsa Sidibe vetëm 1 gol.

Burime të besueshme pranë klubit vlonjate bëjnë me dije se drejtuesit kanë mbetur shumë të kënaqur me futbollistët në fjalë dhe me shumë mundësi duan t’i blejnë përfundimisht. Të njëjtat burime saktësojnë se klubi i Besëlidhjes dhe vlonjatet do të ulen në diskutime në fund të këtij muaji. Drejtuesit e lezhjanëve dhe ata të kuqezinjve do të flasin për të ardhmen e dy afrikanëve. Flamurtari kërkon që t’i mbajë dhe për vitin tjetër, ndërsa për ta bërë këtë duhet të derdhë në arkat e Besëlidhjes një shumë të konsiderueshme. Skuadra bregdetare duhet të veprojë shpejt, pasi interesi për dy futbollistët është i lartë dhe nga skuadrat e tjera duke parë dhe moshën e tyre të re.

Related posts

Ka probleme me pasaportën, kthehet në Shqipëri futbollisti i Kombëtares

Q.Autor

Baggio: Roma dhe Lazio e meritojnë Champions-in më shumë se Inter

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Mesfushori Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren: Nuk më besohet që… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment