Futboll Sport

Mbrojtësi Boyom fitoi në FIFA, Luftëtari i kërkoi marrëveshje

Luftëtari nuk e ka shlyer ende totalisht ish-mbrojtësin, Edi Boyom që tashmë është larguar nga skuadra, por ka paditur klubin gjirokastrite për pagat e që nuk është shlyer dhe ke arritur të fitojë në FIFA, një shumë prej 17 mijë eurosh, plus përqindjet. Klubi i Luftëtarit fillimisht ka mohuar gjithçka, por më pas është njoftuar për gjyqin e fituar nga lojtari dhe është detyruar që të paguar. Dy ditë më parë është konfirmuar nga klubi se lojtari është paguar dhe nuk se nuk rrezikohet licencimi për të luajtur në Europë, për shkak të borxheve.Luftëtari i ka kërkuar një marrëveshje për t’u paguar me këste dhe futbollisti e ka pranuar, çka do të thotë se bluzinjtë nuk rrezikojnë asgjë sa i takon licensimit për Europën.

Përveç 17 mijë eurove, që Luftëtari do t’i paguajë Boyomit klubit në pagesën me këste do të përfshijë edhe përqindjet në bazë të marrëveshjes që është bërë. Kjo marrëveshje është depozituar edhe në FSHF dhe Luftëtari ka zgjidhur një prej problemeve që kishte nga sezoni i kaluar. Bluzinjtë kanë edhe disa borxhe të tjera, por, megjithatë nuk bëhet fjalë për shifra të mëdha.

Related posts

Grima dhe Rrahmani optimistë: Ndaj Bjellorusisë për fitoren e parë

Sadik.Autor

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

Ibra: Nuk do ndryshoja asgjë nga karriera për të fituar Champions Leaguen

Q.Autor

Leave a Comment