Futboll Kategoria Superiore Sport

“SKËNDERBEU ISHTE NJË TJETËR HISTORI”/ Mbrojtësi Vangjeli: Tirana nuk ka pika të dobëta, grupi duhet të…

Kristi Vangjeli është i bindur se kjo Tiranë do të shkëlqejë edhe këtë sezon. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi i Tiranës thotë se bardheblutë mund të kalojnë edhe Sëlltikun. Pranon se skuadra duhet të plotësohet nga afrikanët, ndërsa është i bindur se grupet janë shumë pranë.

Ju erdhët te Tirana dhe skuadra u shpall kampione e Shqipërisë, është në “play off”-in e Europa League-s. Cili është çelësi i kësaj skuadre?
Grupi është çelësi i suksesit të kësaj skuadre. Ishim grup kur u shpallëm kampionë dhe grup jemi edhe në Europë. Bashkimi bën fuqinë dhe kjo ishte ajo që bëmë dhe kemi bërë deri më sot. Sigurisht, nëse punon shumë, suksesi do të vijë. Asgjë nuk vjen pa punë.

Tani nis një sezon i ri në Superiore dhe keni një ndeshje për në grupet e Europa League, çfarë do të kishte dashur Vangjeli më shumë nga tani?
Nuk mund të them asnjëherë se na duhen lojtarë aty apo këtu. Do të ishte e padrejtë për veten time si fillim dhe më pas për shokët e skuadrës. Kurrë nuk do të dëgjoni nga goja ime këshilla të tilla. Dëshira ime ishte që të kishim grupin e plotë me lojtarët që kanë firmosur. Pra, në këtë moment të kishim edhe afrikanët dhe të dinim forcën e mundësitë si të lojtarëve të rinj dhe të skuadrës. Do të ishte diçka e madhe për grupin dhe skuadrën që do të luajë këtë shtator pas një gushti të suksesshëm. Do të kolaudoheshin më shpejt.

Mund të kalojë kjo skuadër në fazën e grupeve dhe a i ka shanset të bëjë këtë kualifikim të madh?
Mundësitë janë të mëdha. Nuk diskutohet, shanset i kemi në dorë ne lojtarët. Ne do t’i luajmë në fushën e lojës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Vetëm në të tilla raste skuadra bën gjëra të mëdha. Thjesht nuk duhet të fluturojmë, por të fokusohemi tek objektivi.
Vangjeli
Ka krahasim mes Skënderbeut tuaj dhe Tiranës së këtij sezoni që kërkon grupet?
Skënderbeu që bëri histori në Europë ishte një skuadër tjetër. Ishte një grup më i plotë, ishte tjetër gjë. Ishin prej shumë vitesh bashkë. Luanim me sy mbyllur. Kishte harmoni në lojë. Për më tepër skuadra ishte e kompletuar në çdo drejtim, madje kishte shumë vite që kërkonte ato suksese. Ne e kemi nisur atë cikël, por i afrohemi shumë nëse luajmë siç kemi bërë deri tani.

Cila është arma më pak e favorshme për Tiranën apo le të themi problemi i kësaj skuadre?
Nuk kemi pikë të dobëta. Thjesht ne si grup që kemi ndryshuar duhet të ambientohemi sa më shpejt me njëri-tjetrin. Kundër nesh punon vetëm koha e shkurtër që nuk kemi në dispozicion. Ishallah ambientohemi sa më shpejt  dhe bëjmë gjëra të mëdha.

Related posts

Merr kërcënime me vdekje, Karius arratiset nga Liverpool

Sadik.Autor

ROMA-JUVENTUS/ Kumbulla debuton me verdhekuqtë, Morata titullar tek “Zonja e Vjetër” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ALARM NGA KORONAVIRUSI/ Norvegjia anulon miqësoren me Izraelin, një rast pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment