Futboll Seria A Sport

Mesfushori i Bordeaux i lumtur për interesimin e Bayernit

Malcom si në janar, ashtu edhe në merkaton e verës pritet të jetë një nga emrat më të përfolur. Ylli i Bordeaux fillimisht ishte i lidhur me një kalim në Ligën Premier, por në fund përfundoi në radarin e Bayern Munich.

Ai nga mediat gjermane shikohet si zëvendësuesi i Arjen Robben dhe për këtë braziliani u shpreh i lumtur.
“Nuk e di si është situata, nuk kam folur me agjentët e mi”.“Por, nëse zërat rreth Bayernit janë të vërtetë, do të ndihesha i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Malcom për Blid.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në Ligue 1.Vlera e kartonit të tij besohet se është rreth 55 milionë euro.

Related posts

ZHGËNJEN TIFOZËT E BARCELONËS/ Marotta: Lautaro nuk ka shfaqur kurrë dëshirën për tu larguar

Delo.autor

MIQËSORET LATINE/ Argjentina triumfon pa Messin, Icardin e Dybala. Brazili mposht SHBA

Isa.Autor

Merkato, Dortmundi ia rrëmben Barcelonës talentin Sergio Gomez

Q.Autor

Leave a Comment