Futboll La Liga Sport

Messi urdhëron Barcelonën të shpenzojë 50 milionë euro për…

Barcelona bëhet gati të shpenzojë 50m milionë euro me urdhër të Lionel Messi. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, katalanasit synojnë të marrin Joshua Kimmich nga Bayern Munich, pasi ai është etiketuar si përforcimi ideal për ekipin e Ernesto Valverde, që ende nuk ka gjetur një mbrojtës së djathtë efikas, që pas largimit të Dani Alves.

Kimmich ka nisur të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit pasi ka lënë një përshtypje të shkëlqyer sivjet,

23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 17 asiste në ndeshjet e luajtura me Bayern në të gjitha veprimtaritë, ku spikasin dy golat e shënuar në dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid, pavarësisht se Bayern u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Në këto kushte, Barcelona ka bërë gati një çek me 50 milionë euro dhe tani pritet përgjigjja e Bayern.

Related posts

Inter kthen sytë nga Chelsea, për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes

Isa.Autor

NJË EPISOD I ÇUDITSHËM VJEN NGA INDONEZIA/ Tifozët pushtojnë fushën dhe shkatërrojnë gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i “refuzon” është Akinfenwa i njohur si “Bisha”

Q.Autor

Leave a Comment