Futboll La Liga Sport

Valencia e mbyll sezonin me fitore ndaj Deportivos të rënë në Secunda Divizion (VIDEO)

Valencia e mbylli me fitore ndeshjen e fundit të kampionatit në stadiumin e saj, “Mestalla”. Skuadra e Marcelino Garcia Toral mposhti 2-1 Deportivo La Corunian e rënë nga kategoria. U zhvillua një ndeshje pa shumë histori, pasi vendasit prej javësh e kishin siguruar vendin e katërt, që u garanton atyre pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Një pjesë e parë përgjithësisht e qetë dhe pa shumë impenjime. Në minutën e 28-të Simone Zaza nga brenda zonës i dha epërsinë të tijve, me vendasit që u mjaftuan me kaq për pjesën e parë. Në fraksionin e dytë loja ishte akoma edhe më qetë. Në min e 77-të Guedes dyfishoi shifrat për Valencian, ndërkohë që goli i vetëm për Deportivon u shënua në minutën e 80-të nga Perez.

https://www.youtube.com/watch?v=Qiq8luReu6A

Related posts

PËRFUNDON “TELENOVELA” TEK NAPOLI/ Hysaj do kalojë tek “Blutë e Londrës” që në…

Delo.autor

Miranda shënon gol ndaj Rusi/ Brazili udhëheq në Luzhniki Stadium

Sadik.Autor

VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFFORD”/ Pogba zgjedh mes Juventusit dhe “Los Blancos”, ja ku zbarkon

Delo.autor

Leave a Comment