Futboll Seria A Sport

Moratti i hedh benzinë zjarrit: Ndaj Juves, gjithmonë na ndodhin padrejtësi…

Duhet pranuar: Inter-Juventus nuk mbaron kurrë! Pas shumë polemikave pas ndeshjes së fundit në “San Siro”, ka folur edhe ish-presidenti Massimo Moratti: “Për shumë interesitë ishte një rikthim në të kaluarën, kjo është pasojë e asaj që ka ndodhur në histori më shumë se një herë. Kemi qenë shpesh viktimë e situatave të çuditshme. Shumë gjëra nuk janë në rregull, por janë pikërisht ndeshje si ajo e së shtunës që na bëjnë të ndihemi më shumë tifozë të Inter.”

Moratti ka vazhduar komentet për humbjen 2-3 në “San Siro”: “Ishte një vuajtje. Ndihesh i përfshirë sërish në një histori që nuk mbaron kurrë, por Inter ka karakterin e duhur dhe nuk ndryshon kurrë, ashtu si nuk ndryshon kurrë Juventus. Nuk dua të bëj viktimën, por faktikisht jemi gjithmonë ne viktima.”

Ish-presidenti i Inter, shtoi: “Pjanic meritonte karton të kuq dhe ai ishte momenti që kuptova se në atë luftë që po ndodhte në fushën e lojës, kishte diçka që nuk shkonte. Të gjithë e panë ndërhyrjen ndaj Cancelo. Por pavarësisht nga padrejtësitë nuk duhet të humbnim një ndeshje që po fitonim.”

Related posts

E RRALLË/ I mori autograf Halandit, gjesti i arbitrit bën xhiron e internetit

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sampdoria-Inter. Rezultati 2-1

Delo.autor

I SHËNOI GOL INTERIT/ Talenti i Barcelonës theu këtë rekord në Champions League

Delo.autor

Leave a Comment