Basketball Sport

BASKETBOLL/ Euroleague: Anadolu ndalet pas 11 fitoresh, Olympiacos fiton derbin helen

Në raundin e 27-të, pas 11 fitoresh radhazi, vjen ndalesa e skuadrës turke të Anadolu Efes, që u mund 77-75 në Izrael nga Maccabi. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku vendimtar për vendasit ishte Wilbekin, autor i 21 pikëve.

Me fitore dalin nga ky raund edhe Real Madrid, që mposhti 78-73 italianët e Armani Milano (Fernandez 16 pikë) e Barcelona, që triumfoi 84-80 ndaj gjermanëve të Alba Berlin (Abrines 17 pikë). Të dyja ekipet spanjolle fituan jashtë fushe.

Mjaft i bukur edhe derbi grek, ku Olimpiacos fitoi 81-78 ndaj Panathinaikos, pas një loje të ekuilibruar (McKissic realizoi 22 pikë për Olympiacos). Fitojnë edhe kampionët në fuqi të CSKA Moskë, që mposhtën 86-78 Zenit në derbin rus (Mike James, 27 pikë).

Euroleague – Raundi i 27-të

CSKA Moskë – Zenit st.Petërburg, 86-78

Zalgiris Kaunas – Khimki Moskë, 96-85

Olympiacos – Panathinaikos, 81-78

Villeurbanne – Valencia Basket, 72-65

Armani Milano – Real Madrid, 73-78

Fenerbahce – Crvena Zvezda, 66-63

Alba Berlin – Barcelona, 80-84

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 77-75

Bayern Mynih – Baskonia Gasteiz, 71-80

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Spalletti synon të “blindojë” vendin e tretë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FRIKSHME/ SHERR në BERAT, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

Isa.Autor

SFIDA ME GJIGANTËT “KATALANAS”/ Kapiteni Reus motivon Dortmundin: Duhet të luajmë me guxim…

Delo.autor

Leave a Comment