Futboll Sport

Mourinho: Portugalia dhe Argjentina favorite për Botërorin, ja për çfarë arsye

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, së fundmi është ndalur të flasë jo më për skuadrën e tij, por për Botërorin që nis më 14 qershor. ‘Special 1’ mendon se një nga skuadrat të cilat mund të triumfojë në Rusi është edhe vendi i tij, Portugalia, pasi në organikë ka Cristiano Ronaldo-n.

 

“Portugalia ka një skuadër interesante. Pa Cristiano-n do të ishte e pamundur. Por me të, asgjë nuk është e pamundur” ka thënë Mourinho.

 

Të njëjtat fjalë Jose thotë edhe për Argjentinën, me ndryshimin e vetëm se ‘albiçelestët’ kanë Lionel Messi-n.

“Unë besoj se kombëtarja argjentinase pa Messi-n nuk do të ishte kandidate për ta fituar botërorin. Por me të, ata janë një nga favoritet”-ka shtuar më tej portugezi.

Nga ana tjetër vlerëson edhe Brazilin me Spanjën.

“Më pëlqen struktura bazë e Brazilit, taktika dhe mentaliteti i tyre. Ka një përzierje ndërmjet talentit natyral të Brazilit, me një qasje serioze fizike dhe taktike.

Related posts

Reali mund ta mposhtë Barcelonën dhe ta fitojë La Ligën! Ja se si!

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Nga sportist në obez, shikoni ndryshimin rrënjësor të basketbollistit të NBA-së (VIDEO)

Delo.autor

AJAXI NUK NJIHET MË/ Has shumë vështirësi në eliminatoret e Championsit

F.autor

Leave a Comment