Sport Të tjera

Murray lëshon alarmin, mund të mungojë edhe në grand slemin e Wimbledon

Tenisti britanik Andry Murray, ish-numri 1 në botë, mund të shtyjë rikthimin e tij në fushë përtej muajit qershor. Çka do të thotë që Murray mund të mos luajë në asnjë turne as në fushat me bar, ku kishte planifikuar rikthimin, përfshi edhe grand slemin e Wimbledon. Sipas mediave britanike, tenisti nuk është ende në formë pas operacionit që ka kryer në janar në shpinë. “Do të rikthehem vetëm kur të jem 100% të formës”, tha Murray, që nuk luan një ndeshje zyrtare që prej eliminimit një vit më parë nga grand slemi i shtëpisë, ai i Wimbledon.

Britaniku kishte deklaruar se do të rikthehej të luante në turneun e Loughbourough, më 21 maj, por ka ngritur “flamurin e bardhë”, duke ndryshuar planet, pasi periudha e riaftësimit është më e gjatë. Murray i është rikthyer stërvitjes në fund të marsit, por duket se stafi i tij mendon se duhet më shumë kohë për të qenë gati. Ish-numri 1 në botë është regjistruar edhe në turneun e Queen’s, që nis pas një muaji, por edhe këtu mund të mos luajë dhe në rast se nuk luan në këto dy turne përgatitore, rrezikon të mos paraqitet as në Wimbledon.

Related posts

“SPANJA I QUAJTI TERRITOR”/ Reagon Federata e Kosovës: Do të këndohet himni dhe do të valvitet flamuri

Delo.autor

GATTUSO SKANON MILANIN: Jemi ekipi I FORTË, por bëjmë gabime FOSHNJARAKE

Isa.Autor

TALENTI PORTUGEZ/ Po spikat te Wolverhamptonin, Nevesin e duan Man City dhe PSG

Isa.Autor

Leave a Comment