Futboll Sport

Në Korçë ka festë, Skënderbeu ngre titullin e 8 në histori

Nëse në Shkodër ka lot, për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, në Korçë ka festë dhe fishekzjarre. Skënderbeu ngriti titullin e 8 kampion në histori, në një ceremoni mjaft të bukur, të organizuar në qytetin e Korçës, në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Për t’u dhënë titullin e merituar korçarëve, ishte në Korçë edhe vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që i dorëzoi titullin kapitenit të korçarëve, Orges Shehit.

Më pas skenën e morën nën kontroll protagonistët e titullit, lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës, që shkuan të festojnë me tifozërinë, që edhe sot ishte e madhe në numër.

Të gjithë protagonistët e këtij sezoni mjaft të bukur për korçarët, parakaluan gjatë gjithë stadiumit, duke u përshëndetur nga afër dhe duartrokitur tifozërinë, që nga ana e saj brohoriti në kor emrat e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Related posts

Gary Neville lëshon lumë kritikash ndaj mesfushorit SHQIPTAR

Sadik.Autor

KAMPIONI I BOTËS FUTET NË HISTORI/ Neymar: Unë e quaj “djali i artë”, do të bëhet…

Delo.autor

HUMBJA E PARË PËR ZIDANE PAS RIKTHIMIT/ Valencia mposht “Los Blancos” me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment