Futboll Sport

U PËRFOL SI PASUES I ZIDANE TEK REAL MADRID/ Trajnerin e njohur e kontakton një tjetër klub europian

Kampionët e Rusisë Zenit Shën Petërburgu kanë kontaktuar trajnerin e njohur argjentinas Mauricio Poketino për të marrë drejtimin e skuadrës ruse për sezonin e ardhshëm.

Media prestigjioze “Goal.com” raporton bazuar te “Kampionat” se drejtuesit e Zenitit i janë afruar ish-trajnerit të Totenhemit për të marrë frenat e Zenitit. Trajnerit aktual Sergej Semak i skadon kontrata pas përfundimit të këtij sezoni,

Që prej dorëheqjes nga ekipi i Totenhemit në nëntor të vitit të kaluar, Poketino është përfolur vazhdimisht si kandidat për të drejtuar Realin, Juventusin dhe Mançester Juanjtid, por asnjëherë nuk arriti të firmoste me ndonjë prej tyre.

Kujtojmë që Poketino u përfol si kandidat për të pasuar Zinedin Zidanin te Real Madridi pas humbjes me Shakhtar Donetskun 2-3.

Related posts

KËSHTU RINIS NË LA LIGA/ Tampone, izolim, grupe prej 8!

Delo.autor

DAGLAS COSTA DËGJON MUZIKË SHQIPTARE/ Mesfushori i Bayern i surprizon të gjithë me postimin në rjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

KUALIFIKOHET NË MESIN E 4 MË TË MIRAVE/ Distria Krasniqi, xhudistja e tretë që kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment