Futboll Sport

Në Shkodër nuk “qajnë” vetëm Sukajn, një tjetër lojtar i hap “probleme” Gjokës

Në takimin e fundit që Vllaznia luajti ndaj Flamurtarit, mungesë e rëndësishme për ekipin shkodran ishte ajo e sulmuesit, Xhevahir Sukaj. Shkodrani u dëmtua pak ditë para sfidës me ekipi vlonjat gjatë seancës stërvitore.

Ai ka zhvilluar kontrollet të cilat kanë rezultuar pozitive, por që nga ana e mjekëve i është rekomanduar të qëndrojë minimumi edhe një javë pushim. Kjo do të thotë se Sukaj me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të Ernest Gjokës në përballjen me Kamzën.

Shkodrani nuk pritet të jetë mungesa e vetme, pasi një situatë thuajse e njëjtë është përsëritur edhe me Arlind Kalanë. Ky i fundit mungoi ndaj Flamurtarit, ndërkohë që pritet të jetë një mungesë e rëndësishme edhe ndaj kamzalinjve.

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “QATAR 2022″/ Reja: Përballje e vështirë, vlen tri pikë. Duhet të…

Delo.autor

NJË TJETËR BETEJË NË HORIZONT/ “Los Blancos” dhe Barcelona në sulm për yllin e Serisë A…

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme çfarë po humb vazhdimisht Moreno, portieri i Zvicrës si “Spiderman” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment