Sport Të tjera

Ngrihet Këshilli i Lartë i Sportit, kryesohet nga ministrja Nikolla

Qeveria miraton përbërjen strukturore të këshillit të lartë të sportit. Në vendimin e kaluar sot në Këshillin e Lartë të Ministrave thuhet se Këshilli do të kryesohet nga Ministri përgjegjës për sportin dhe në përbërje të tij do të ketë dy anëtarë dhe një sekretar.

Këshilli i Lartë i Sportit thirret si rregull nga ministri përgjegjës për sportin, jo më pak se 3 herë në vit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE E TË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË LARTË TË SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e përbërjes strukturore të Këshillit të Lartë të Sportit, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për sportin dhe ka në përbërje të tij 12 (dymbëdhjetë) anëtarë dhe 1 (një) sekretar, si më poshtë vijon:

a) Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë anëtar;
b) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar;
c) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit anëtar;
ç) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Volejbollit anëtar;
d) Përfaqësuesi i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit anëtar;
dh) Dy përfaqësues nga biznesi anëtar;
e) Tre personalitete të sportit anëtar;
ë) Një jurist anëtar;
f) Një gazetar sportiv anëtar;
g) Një specialist nga MASR-ja sekretar.

2. Përbërja nominative e Këshillit të Lartë të Sportit përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin.

3. Këshilli i Lartë i Sportit thirret si rregull nga ministri përgjegjës për sportin, jo më pak se 3 (tre) herë në vit.

4. Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë miraton rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Lartë të Sportit.

5. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Sportit shpërblehen për pjesëmarrjen në mbledhje, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

6. Vendimi nr.437, datë 2.7.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes strukturore e të shpërblimit të Këshillit Kombëtar të Sportit”, shfuqizohet.

7. Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related posts

FESTOI 40 VJETORIN/ Çudit Ibrahimoviç: Nëse nuk do të luaja futboll do të isha një kriminel

F.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Gjasula: Ishte fitore e merituar, është një mundësi e mirë për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në Spanjë e çojnë te REALI, Pochettino jep formulën gjeniale për TRANSFERIMIN

Isa.Autor

Leave a Comment