Futboll Sport

”Nuk mban më ujë pilafi”, reagimi i ashpër i Haris Fakic

REAGIMI – “Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’ dëshiroj të reagoj dhe mohoj kategorikisht lajmin. Prej shumë vitesh jam pjesë e Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ dhe asnjëherë nuk kam dashur të reagoj në lidhje me ‘thashethemet’ e publikuara mbi klubin dhe për mua personalisht. Lajmi për kalimin tim tek një klub tjetër është totalisht pa bazë dhe jo i vërtetë. Lajm i cili cenon dhe godet personalitetin tim. Për këtë arsye jam i detyruar të reagoj ndaj shpifjeve në emrin tim. Haris Fakiç është dhe do të jetë drejtor Sportiv i Skënderbeut dhe nuk e mendon në asnjë moment kalimin tek një klub tjetër i Kategorisë Superiore. Ndjehem mjaft mirë që jam pjesë e familjes bardhekuqe prej vitesh! Me respekt, Haris Fakic”, shkruan drejtori sportiv i Skënderbeut.

Në artikullin e botuar sot thuhej se kalimi i Fakic dhe Qormemetit do t’i hapte rrugë kalimit te Kukësi edhe Sabien Lilajt, Enis Gavazajt, Bruno Ditës, si dhe sulmuesit Ali Sowe. Vetë klubi korçar ende nuk ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë lajm. Në fakt, tre prej lojtarëve kontratat u përfundojnë me mbylljen e sezonit. Vetëm Dita është nën kontratë me Skënderbeun

Related posts

LOJTARI MË I VJETËR/ 38 vjeç e 264 ditë, ja kush është “gjyshi” i Euro 2020

Delo.autor

Benzema ‘low cost’, Arsenali bën ofertën e ulët për francezin

Q.Autor

Tifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Sadik.Autor

Leave a Comment