Futboll Seria A Sport

Nuk përmbush detyrimet ndaj UEFA-s, Milan “jashtë” Europa League

Mosrespektimi i “Fair Play Financiar” mund të çojë në pezullimin e Milanit nga ndeshja e Ligës së Evropës në sezonin e ardhshëm.

Organi qeverisës i futbollit europian kundërshtoi propozimin e klubit për të rregulluar balancimin e tyre financiar dhe italianët janë në rrezik të marrin një sanksion në ditët në vijim.

“Vendimi i UEFA-s më befasoi dhe më bëri të hidhërohem. Ne do të analizojmë aspektet ligjore të vendimit, sepse mund të shkaktojë dëme shumë të mëdha në imazhin e klubit“.-tha drejtori sportiv  i klubit, Marco Fassone.

UEFA është e shqetësuar për financimin e bërë nga kompania “Elliott” dhe për garancitë financiare të ofruara nga presidenti i klubit Li Yonghong, një biznesmen kinez i cili bleu Milanin nga Silvio Berluskoni në prill 2017.

Milan do të duhet të paguajnë 300 milionë euro e marra borxh nga fondi amerikan, “Elliott” duke rrezikuar jo pak pjesëmarrjen në Evropë.

Related posts

“KA DISA ARSYE PSE ZGJODHA MILAN”/ Premtimi i Mandzukic: Do të luftoj për fanelën, jam super në formë. Me “kafshën” Ibrahimovic…

Delo.autor

FITOI ME TRIPLETË NË ANDORRË/ Ervin Bulku kthen “De Biazin” pas 22 muajsh…

Delo.autor

Lojtari i kombëtares gjermane refuzon rinovimin, Milani gati ta rrëmbejë

Sadik.Autor

Leave a Comment