Futboll Sport

Pakult vendos për merkaton, por miratimin e ka presidenti

Kukësi po bën një ecuri të jashtëzakonshme sa i përket grumbullimit të pikëve në gjysmën e dytë të sezonit. Milinkoviç e la Kukësin me 25 pikë në 16 javë, ndërsa Pakult ka drejtuar me dorë të hekurt ku në po 16 javë ka marrë 36 pikë, plot 11 më shumë se paraardhësi i tij.

Fitoret e fundit kanë bërë që kampionët të tregojnë dhëmbët dhe aktualisht të jenë 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Luftëtari dhe në minus 8 pikë nga vendi i parë, Skënderbeu. Mbledhja për të ardhmen Duke parë performancën e ekipit, por dhe të disa lojtarëve në veçanti, drejtuesit e Kukësit kanë diskutuar për të zhvilluar një mbledhje për të ardhmen e ekipit. Dy ndeshjet e fundit kundër Skënderbeut dhe Lushnjës ishin vendimtare sa i përket objektivit të vendit të dytë dhe tashmë është çështje kohe që Kukësi ta sigurojë dhe matematikisht vendin e dytë.

Nga ana tjetër, drejtuesit do diskutojnë dhe projektin e së ardhmes së afërt, pasi për të gjithë lojtarët është mbajtur shënim e do vendoset se kush do qëndrojë e kush do largohet. Pakult është me laps e letër në dorë. Të paktën 5-6 lojtarëve nuk do t’ju rinovohet kontrata, e në këtë takim do vihen pikat mbi “i” për emrat. Drejtuesit pa presidentin Gjici janë mbledhur sot dhe kanë hedhur në tavolinë idetë e tyre për projektin, por kur kreu i klubit të lirohet nga angazhimet, palët do ulen në tryezë dhe do i parashtrojnë ato çka kanë ideuar kreut të klubit.

Pastaj do jetë vetë Gjici, i cili do vendosë se cilat nga kërkesat do aprovojë dhe cilat jo, por përgjithësisht shumica e gjërave që do kërkojnë trajneri Pakult dhe drejtuesit e merkatos pritet të aprovohen, pasi nuk cenojnë politikën e pagave të klubit të Kukësit. Kujtojmë se nuk janë të paktë futbollistët që iu skadon kontrata, pavarësisht se shumica prej tyre e kanë me të drejtë rinovimi dhe për një sezon tjetër.

Duke filluar nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, senatorët e deri futbollistë të ardhur rishtazi iu përfundon kontrata pikërisht në përfundim të këtij sezoni. Lista me kontrata 1+1 vijon me kapitenin Ylli Shameti, portieri Enea Koliçi, Albi Alla, Besar Musolli, Elton Kale, Rustem Hoxha, Simon Rrumbullaku, Ardit Peposhi. Kontratë 6 muaj + 1 vit, Stivi Frashëri, Irakli Dzaria, Filip Zderiç, Amido Balde, Maldin Ymeraj, Lavdim Ebipi. Shumë prej futbollistëve të sipërpërmendur drejtuesit pritet t’u thërrasin për të firmosur kontratat e reja. Synimet në merkato janë Sabjen Lilaj, Bruno Dita dhe Rexhinaldo. S.Sulozeqi

Related posts

GJESTI UNIK/ Klubi elitar shkrin titullin kampion dhe ua jep tifozëve

Delo.autor

NUK ËSHTË HERA E PARË/ Ishte duke udhëtuar me shpejtësi 193 km/h, ja çfarë i ndodh yllit të Manchester City-t…

Delo.autor

“JANË TË AFTË TË BËJNË DIFERENCËN”/ Rrëfehet Xavi, zgjedh mbrojtësin dhe mesfushorin më të mirë

Delo.autor

Leave a Comment