Formula 1 Sport

Vettel tundohet nga Formula E: Do ta provoja një ditë

Sebastian Vettel nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të drejtuar një makinë të Formulës E në të ardhmen.
Kurioziteti për kampionatin e Formulës E po rritet dita-ditës, e këtë e kanë shfaqur edhe pilotë të kompeticionit më të rëndësishëm të garave automobilisitike, Formulës 1.

Ky është rasti i Sebastian Vettel, që nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të drejtuar një makinë të Formulës E në të ardhmen.
“Në gjakun tim kam më shumë benzinë, por nuk kam drejtuar asnjëherë një makinë të tillë. Ndoshta do ta provoj këtë, pasi nuk mund të gjykosh për diçka pa e provuar më parë”, është shprehur Vettel.

Mbetet për t’u parë nëse 4 herë kampioni i botës në Formulën 1 do ta ndërmarrë këtë hap, megjithatë, ai që do të provojë një makinë elektrike të Formulës E do të jetë piloti tjetër gjerman, Nico Rosberg, në ndalesën e radhës së këtij kampionati që do të zhvillohet më 19 maj, në Berlin.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Uzuni nuk gabon, sulmuesi kuqezi gjen golin e parë Europa League ndaj Betis (VIDEO)

Delo.autor

PAK ORË PARA DERBIT/ Tifozët e Partizanit dhurojnë spektakël në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Isa.Autor

Goditje në stilin Pogba, Juventusi pranë talentit të Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment