Futboll Ligue 1 Sport

Paris SG e di se Neymar dëshiron të largohet, por ka një problem…

Plani i hartuar nga Neymar, babai i tij dhe Real Madridi, për ta sjellë sulmuesin në “Santiago Bernabeu” përpara fillimit të sezonit të ardhshëm, është duke hyrë në një fazë vendimtare dhe Paris Saint-Germain tani janë të vetëdijshëm për dëshirën e brazilianit për të lënë kryeqytetin francez. Neymar nuk dëshiron të vazhdojë në PSG, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2022. Ai ka kërkuar të ulet dhe të negociojë largimin e tij, me babain e tij, që ia ka komunikuar këtë presidentit të klubit Nasser Al- Khelaifi disa ditë më parë. Tashmë 26-vjeçari e kupton se ishte gabim të shkonte në Ligue 1 dhe ai nuk i është përshtatur dhomës së zhveshjes, ku ai nuk ka një marrëdhënie të mirë me bërthamën argjentinase dhe me Edinson Cavanin.

Gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” mbajtur në Paris më 7 dhjetor 2017, ai i bëri të qartë drejtorëve të Real Madridit, se ai do të ishte i gatshëm të nënshkruajë me klubin spanjoll. Në atë moment ai u bë objektivi kryesor i Real Madridit, madje deri në pikën ku strategjia e tyre e transferimit varet nga kjo marrëveshje. Çelësi për të ardhmen e tij megjithatë, qëndron në duart e Tamim bin Hamad Al Thani, njeriu në krye të hierarkisë së PSG. Ata që janë pranë PSG-së besojnë se pengesa kryesore për një dalje është krenaria e Al Thani, në vend të parave. PSG kapi vëmendjen e botës verën e kaluar duke nënshkruar me Neymar dhe Kylian Mbappe dhe duket e vështirë për të lënë super yllin e tyre kryesor pas vetëm një viti, të largohet. Natyrisht, paratë do të jenë një faktor i rëndësishëm dhe Real Madrid e di, se nëse transferimit i jepet drita e gjelbër ai do të kushtonte diçka mes 260 dhe 300 milionë euro ose ndoshta më shumë.

Në krye të kësaj do të ishte paga e lojtarit, e cila do të ishte një lëndë veçanërisht e ndjeshme, duke qenë se Cristiano Ronaldo pritet të negociojë rritjen e pagës së tij në fund të sezonit, plus një bonus nënshkrim që mund të jetë rreth 40 milionë euro. Pavarësisht nga këto shuma të mëdha dhe fakti që lojtari mund të dilte nga kontrata e tij për 222 milionë euro në verën e vitit 2019, skuadra nga kryeqyteti spanjoll beson, se është më mirë të lëvizë tani për brazilianin, duke patur parasysh se lojtari ka shfaqur dëshirën për t’u larguar, ndërsa ata nuk duan të humbasin këtë mundësi. “Los Blancos” tashmë e kanë humbur njëherë brazilianin, kur ai nënshkroi për PSG dhe nuk duan ta shohin atë duke luajtur diku tjetër për shumë kohë.

Related posts

TEUTA-LAÇI/ “Djemtë e Detit” kërkojnë vazhdimësinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ FIFA i bllokoi merkaton për një vit Partizanit, ja pse erdhi goditja tek të kuqtë

Delo.autor

TRAJNERI REJA NË ANKTH/ Sulmuesi Broja shtrëngon dhëmbët dhe luan i dëmtuar, në rrezik sfidat me Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment