Futboll Seria A Sport

De Biazi: Federata Italiane i ka marrë parasysh pasojat me zgjedhjen e Mançinit…

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në një prononcim për “Radion CRC” ka folur për zërat e fundit rreth stolit të Italisë. De Biazi tregon se drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit kanë zgjedhur Mançinin dhe i kanë marrë parasysh të gjitha pasojat e largimit të tij nga Zeniti. Ai gjithashtu ka folur edhe për rivalitetin me Juventusit dhe Napolit.

“Duket se Federata e Italisë ka zgjedhur Mançinin dhe mendoj se do të përballojë edhe pasojat e këtij rasti. Po flasim për një trajner që është ende nën kontratë dhe e kuptoj zemërimin e Zenitit, që lufton ende për një objektiv. Juventusi po luan nën lojën standarte. Të njëjtën gjë bëri me Napolit dhe me Interit, por në Milano fitoi.

Nëse fiton në Bologjë, do ta ketë kampionatin në dorë. Sarri në Napoli ka gjetur një shtëpi të rehatshme ku është i qetë, por duhet të kuptojë kufijtë e rritjes së ekipit, pasi presidenca synon të forcojë stafin dhe sirenat janë konkrete”, u shpreh De Biazi.

Related posts

Manaj largohet nga INTERI/ Mediat italiane e çojnë tek klubi i madh SPANJOLL

Isa.Autor

PAS TRANSFERIMIT TË CHIESAS/ Nuk ndalet me përforcimet, Juventus nis sulmin për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

Leave a Comment