Futboll Sport

Ilir Daja: Luajtëm edhe për Sowe, duam ta mbajmë por…

Skënderbeu mori një fitore me vlera të mëdha ndaj Lushnjes, duke vuajtur shumë në “Roza Haxhiu” përballë një kundërshtari, që luan pa asnjë objektiv. Bardhekuqtë vinin pas një momenti tepër negativ dhe fitorja ishte detyrim ndaj një kundërshtari si Lushnja. Në përfundim të takimit trajneri Ilir Daja, deklaroi se skuadra vuajti shumë, pasi e nënvlerësuan Lushnjen.

Shumë nervoz – “Jam dakord që shpërdoruam raste, por jo se ishim nervozë, por ngaqë e kishim marrë shumë lehtë takimin. Të shkosh te goli kërkon sakrificë dhe efikasitet. Në pushim ju kërkova llogari lojtarëve dhe ata reaguan në pjesën e dytë”.

Skuadra po reagon – “Jemi pak më të qetë, por me të gjitha ato vendime karshi nesh nuk është aq e lehtë të performosh në maksimum. Vendimi i Disiplinës dhe Apelit ka patur një ndikim në vazhdimësi te skuadra”.

Ali Sowe – “Sigurisht që pretendon që të jetë edhe golashënuesi i kampionatit. Me atë paraqitje që ka bërë në Evropë ka reklamuar veten. Shpresoj të qëndrojë gjatë në kampionatin shqiptar, pasi është një lojtar me vlera, por kjo nuk varet nga ne”.

Problemet në mbrojtje – “Është problemi i të gjithë grupit, pasi ne e nisim aksionin që nga porta, për të vazhduar te mbrojtja dhe me radhë. Pra sa i përket golave të pësuar, them se treshja e sulmit duhet të jetë agresive në mënyrë që ta mbajmë kundërshtarin lart. Kështu që është përgjegjësi e të gjithë ekipit”.

Deklarata për largim – “Nuk jam penduar aspak, e kam shprehur atë ditë, sepse ashtu u ndjeva. Detyra e trajnerit është të mbaj ekipin në disiplinë taktike, nëse nuk e respektojnë këtë atëherë çfarë kuptimi ka? Ka qenë një vit shumë i ngjeshur”.

Related posts

Shënohet goli i parë në ndeshjen midis Les Herbiers – PSG-së (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ KROACISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Southgate: I lumtur për fitoren, por ende nuk jemi…

Delo.autor

Messi ka shënuar më shumë gola se Ronaldo, Isco, Asensio e Bale së bashku

Q.Autor

Leave a Comment