Futboll Seria A Sport

SHPALOS IDETË E TIJ PËR EKIPIN E SË ARDHMES/ Administratori i Milanit tregon: Nuk ka rëndësi mosha…

Milani do të ndryshojë “kurs” pas largimi të Leonardos dhe Gattusos.

Është administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis, ai që shpalos idetë e tij për ekipin e së ardhmes.

Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, Gazidis ka folur edhe për Maldinin.

“Trajneri i ri do të zgjidhet me kujdes. Nuk ka rëndësi mosha apo kombësia, rëndësi ka të jetë i përshtatshëm për atë që ne po kërkojmë të ndërtojmë. Milani i së ardhmes do të jetë me ide, talente dhe solid. Do të doja që Maldini të ishte këtu, e shoh vetëm te Milani. Ka kërkuar kohë për reflektim. Do ta pres, edhe nëse ai nuk vijon në pozicion, do të jetë pjesë e Milanit” shprehet Gazidis.

Milani duket se do të investojë për talente, në fakt filozofia e Gazidis ka qenë e qartë, lojtarë nën 25 vjeç dhe me talent. Puna e tij tek Arsenali tregon për atë çka ai ka në mendje.

Related posts

Interesimi i klubeve të mëdha për Chiesan, Fiorentina i vendos çmimin ‘stratosferik’

Q.Autor

TELASHET NUK KANË FUND PËR MARCO ASENSION/ Pas mungesës së grumbullimit në Euro 2024, vjen edhe divorci nga bashkëshortja

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja e miqësore Barcelona-CHelsea, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment