Formula 1 Sport

Hamilton: Më ndihmoi fati, Mercedes është ende larg formës optimale

Pas 3 zhgënjimesh në 3 garat e para sezonale të Formula 1, Lewis Hamilton është bekuar nga Zoti në garën e zhvilluar ditën e diel në Baku, ku arriti të triumfojë në një pistë ku gjithnjë ishte renditur i pesti. Një fitore që erdhi pas gabimeve të rivalëve dhe fatit të keq që patën rivalët e tij, sidomos në xhirot e fundit. “Nuk besoja se do ta fitoja këtë garë. Ishte një garë emocionuese dhe skuadra bëri një punë fantastike”, u shpreh Hamilton.

Piloti britanik, kampion bote në fuqi, shprehet se ishte shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas ai që e meritonte fitoren, por goma e tij zhpërtheu kur kryesonte garën 3 xhiro nga fundi. “Valtteri e meritonte triumfin dhe e kuptoj keqardhjen e tij. Ai bëri një garë fantastike, ashtu si edhe Vettel, ndaj nuk e prisja këtë fitore. Vërtet që nuk hoqa dorë asnjë moment, por kjo është Formula 1, që dhuron emocione deri në fund”, deklaroi Lewis Hamilton.

Falë këtij triumfi, Hamilton ka marrë kreun e renditjes së përgjithshme të Formula 1, duke lënë pas pikërisht Vettel. Pavarësisht kësaj, piloti britanik shprehet se Mercedes është ende pas Ferrarit dhe se në Azerbajxhan fitoi prej fatit. “Ende nuk jemi aty ku duhet dhe ishte fati apo ndërhyrja e makinës së sigurisë ajo që ndryshoi rrjedhën e garës. Duhet punë për të qenë më të shpejtë se rivalët, pasi edhe Red Bull është përmirësuar ndjeshëm”, tha Hamilton.

Related posts

PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION/ FIFA padi penale ish-presidentit Blatter për “keqmenaxhim kriminal”

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Tunizi-Angli

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një mbrojtës i majtë firmos me KAMZËN, vjen nga klubi i MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment