Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Konspiracion mes klubesh në Londër, Chelsea synon trajnerin Pochettino

Chelsea shpreson të përfitojë nga mosmarrëveshjet e mundshme ndërmjet trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, dhe presidentit Daniel Levy për ta joshur strategun e “Spurs” te “Blues”, raporton “The Sun”. Pochettino ka pësuar zhgënjim nga mungesa e shpenzimeve në transferimin e lojtarëve dhe është në dijeni të interesimit nga “Stamford Bridge” për të.

Dhe pronari i bluve të Londrës, Roman Abramovich, beson se Pochettino është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Antonio Conte dhe për të sjellë stabilitet në klubin e tij. Antonio Conte, i cili e udhëhoqi Chelsea në fitimin e titullit të Premier League sezonin e kaluar, pritet të largohet pas përfundimit të finales së “FA Cup”, të cilën do ta luajë të shtunën kundër Manchester United. Si pasues i italianit pëlqehet Pochettino, për të sjellë një strategji afatgjatë në “Stamford Bridge”.

Argjentinasi është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me dështimin e Tottenhamit për ta mbështetur atë në tregun e transferimeve dhe i bëri të qarta ndjenjat e tij pas ndeshjes së fundit me Leicester. Ai pranoi se e ardhmja e tij ishte e pasigurtë, pasi po përgatitet për bisedime me Levy këtë javë, mbi buxhetin e merkatos dhe strukturën e pagave të klubit.

Related posts

Kroacia në finale/ Presidentja reagon e para për suksesin historik (FOTO)

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Rikthim pas 8 vitesh, portieri i Interit transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

LIVE/ Reali ndëshkon Cityn në Manchester, Bayern dhe Arsenal në kërkim të golit

F.autor

Leave a Comment