Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Pochettino: Ne nuk festojmë kurrë!

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, beson se klubi i tij meriton lavde për kualifikimin në Champions League për herë të tretë radhazi. Tottenham është kritikuar sivjet sepse nuk ka fituar asnjë trofe dhe tifozët në “Wembley” nisën ta vërshëllejnë ekipin gjatë fitores 1-0 ndaj Newcastle.

Pochettino tha: “Në tre vitet e fundit kemi arritur diçka masive, tre vite radhazi në Champions, por ne nuk festojmë kurrë. Jemi mësuar. Tifozët tanë nuk festojnë kurrë. Ne nuk festojmë kurrë.”

Më pas argjentinasi vazhdoi me provokimin: “Ah po më falni, më kujtohet festa e madhe që bëmë kur erdha te Tottenham dhe me një fitore në Southampton e siguruam qëndrimin në Premier League, në një kampionat ku më pas u renditëm të tetë. Mbaj mend që ishim aq të lumtur sa kërcyem të gjithë. Këtë herë arritja në Champions, për vitin e tretë radhazi, nuk përbën arsye feste.”

Related posts

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

F.autor

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati, Inter në avantazh ndaj Crotones

Q.Autor

TRONDITET MERKATO/ Po kryhet shkëmbimi i madh mes MILANIT dhe PSG

Isa.Autor

Leave a Comment