Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Vettel: Gjërat po shkojnën ters, gomat prishën garën në Barcelonë

Dy fitoret në dy garat e para sezonale duken një kujtim i bukur për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, që duket se ka harruar të fitojë. Gara e fundit në pistën e Katalonjës (Barcelonë) tregoi se makina italiane nuk është më aq e shpejtë sa një muaj më parë, duke qenë shumë e avashtë krahasuar me Mercedes.

Për pilotin gjerman të “kokëkuqes”, kjo erdhi për shkak të gomave. “Ky është shpjegimi, pasi gomat tona duronin më pak se ato të të tjerëve në pistë, ndaj dhe bëra dy ndalesa. Gomat e zgjedhura për këtë garë na ulën ritmin, por kjo gjë vlen edhe për të tjerët, ndaj duhet të kuptojmë se çfarë shkoi ters”, tha Vettel.

Për shkak të gomave ndaluam dy herë, ndërkohë që humbëm edhe kohë në bokse. Nuk arritëm për asnjë moment të kishim një makinë të shpejtë, të përkryer në këtë pistë, ndërkohë që kishim edhe probleme me balancimin e saj”, shton Vettel, që humbet ndjeshëm terren në renditjen e përgjithshme karshi Hamilton.

Lewis ishte më i shpejtë se ne, kishte një ritëm tjetër, ishte i pakapshëm. Pas ndalesës së dytë, u përpoqa në xhirot e fundit të arrija Verstappen dhe të ngjitesha në podium, por edhe makina Red Bull ishte më e shpejtë se sa Ferrari. Duhet të shohim se çfarë nuk funksionoi si duhet, që të rikuperojmë menjëherë, që në Montekarlo”, tha ferraristi.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Tirana mposht Kampionët e Superiores dhe rimerr kreun

Delo.autor

HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Ja kundërshtari i Shkëndijës në turin e dytë (FOTO)

Delo.autor

Mourinho i PAMËSHIRSHËM me Caballeron: Të kesh atë në fushë është si të…

Sadik.Autor

Leave a Comment