Futboll La Liga Sport

“PO FLASIM PËR NJË TRAJNER TË NIVELIT TË LARTË”/ Mesfushori Kroos: Lopetegui pati një moment të ndyrë në…

Kroos gjithmonë flet hapur. E ka bërë këtë përsëri në podcastin e tij javor. Mesfushori gjerman ka folur me shumë sinqeritet për hapin zhgënjyes të Lopetegui te Real Madridi: Shkarkimi i Lopetegui ishte ai që më lëndoi më shumë personalisht, sepse po flasim për një trajner dhe njeri të nivelit të parë. Ai thjesht kishte një moment të ndyrë, kur u bë trajner këtu. Unë isha shumë i lumtur për të, kur fitoi Ligën e Europës me Sevilla, e meritonte”.

Nuk është hera e parë që Kroos vlerëson pozitivisht kalimin e Lopetegui përmes Real Madridit, pavarësisht nga fakti se rezultatet nuk e shoqëruan atë dhe zgjati vetëm disa muaj, më 2018, si trajner i të bardhëve: “Personalisht mendoj se bëri një punë të shkëlqyeshme, por ishte i pafat. Dhe nëse nuk keni rezultate, nuk është gjë e mirë për klubin”.

Related posts

TIRANA FITON DERBIN ME PËRMBYSJE/ Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

F.autor

ATË QË S’E BËN POLITIKA, E BËN SPORTI/ UEFA detyron shtetet evropiane të njohin Kosovën, ja arsyeja

Delo.autor

Joshua-Wilder/ Dueli madhështor i BOKSIT ende nuk dihet se kur dhe ku do të zhvillohet

Sadik.Autor

Leave a Comment