Futboll Ligue 1 Sport

Nice e Balotellit luan shansin e fundit kundër Lyon për Evropën

Lyon do të synojë që në takimin kundër Nice-s të çimentojë vendin e dytë në Ligue 1, edhe pse në ekip presioni tani është më i paktë. Fitorja e Atletico Madrid-it në Ligën e Evropës do të thotë se skuadra që del e treta në renditje në kampionatin francez do të shkojë direkt në Champions League.

Gjithsesi në takimin e fundit në shtëpi, vendasit duan që t’u dhurojnë tifozëve një gëzim të fundit. Ndërsa Nice do të tentojë që të mbajë vendin e gjashtë që i çon në Ligën e Evropës, me Saint Etienne që i kërcënon me 2 pikë më pak në renditje.

Te Lyon, Marcelo kthehet pas pezullimit dhe pritet që të luajë në mbrojtje me Jérémy Morel. Tanguy N’Dombélé pritet që të jetë në fushë gjithashtu edhe pse ndaj Strasbourg, hasi vështirësi.

Mariano ngelet në dyshim, por është lënë jashtë që kur trajneri vendosi të luajë me një formacion “diamant”. Te Nice do të mungojë Pierre Lees-Melou dhe Christophe Jallet. Adrien Tameze befasoi në takimin kundër Caen dhe pritet që t’i zërë sërish vendin.

Lyon nuk ka pësuar gol në 5 takimet e fundit në kampionat dhe i ka fituar të gjithë ato. Gjithashtu në 4 takimet e fundit, skuadra ka qenë në avantazh si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Nice do të shpresojë në një ditë të mirë të sulmuesit kryesor Mario Balotelli, i cili në 25 takime në kampionatin francez ka realizuar 18 gola. Kjo d të jetë mënyra më e mirë për italianin që të përshëndesë ekipin e tij, ndërsa ka vendosur që të largohet në fund të sezonit.

Related posts

NDËSHKIMI i tretë brenda një muaji, Tirana dënon sërish Ngonë

Isa.Autor

Ç’punë ka Pato në ligën kineze? Shikoni çfarë goli bën (VIDEO)

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Rashica nis bisedimet dhe mund të përfundojë te skuadra italiane

Delo.autor

Leave a Comment