Futboll Sport

RUSI 2018/ Gafa e turpshme e Low në konferencën e shtypit

Gjatë konferencës për shtyp në qendrën stërvitore të Gjermanisë, trajnerit Joachim Low i ka shpëtuar një super gafë.

Gjatë pyetjes që iu bë nga një gazetar për opsionet në sulm, ai ka ngatërruar Timo Werner me Sandro Wagner: “Duhet të shohim se si mund t’i aktivizojmë tipat e ndryshëm si Gomez, Petersen dhe Wagner”, u shpreh ai përpara se ta korrigjonte me shpejtësi: “…Werner.”

Sulmuesi i Bayern Wagner çuditërisht u la jashtë Kupës së Botës nga Low. Pas lajmit, ai nuk reagoi mirë dhe shpalli tërheqjen e tij përfundimtare nga Gjermania.

Edhe gjatë konferencës së fundit, pyetjet për Wagner drejt Low nuk munguan. Por trajneri i dha fund diskutimeve për 30-vjeçarin.

“Për mua kjo temë pa përfunduar. Unë nuk kam për të folur më për këtë çështje. Edhe brenda ekipit nuk është më një temë diskutimi,” shprehet Low tepër qartë.

“Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të vazhdoj të flas për këtë temë.”

Related posts

Mesfushori i Brazilit zbulon: Më kërkojnë City dhe United…

Sadik.Autor

(FOTO) FIFA 18, këta janë 55 kandidatët për Skuadrën e Vitit

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbu eliminon Teutën me 10 lojtarë dhe gjen Vllazninë në finale pas 56 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment