Futboll Seria A Sport

Sarri i zhgënjyer për shkarkimin: Nuk e meritoja kështu

Ka mjaftuar vetëm një “cicërimë” në rrjetet sociale e presidentit De Laurentiis, të mërkurën pasdite, për të mbyllur përfundimisht tri vitet e fundit të Sarrit në Napoli.

Pasi mori vesh zyrtarizimin e Ancelottit në krye të të kaltërve, Sarri është shprehur i zhgënjyer me vendimin e presidentit.

“Nuk e meritoja të ndahesha në këtë mënyrë me Napolin. Kam bërë punë të mirë në 3 vite. Largimi në këtë mënyrë i hedh poshtë të gjitha”, u shpreh Maurizio Sarri.

Tashmë ish-trajneri i Napolit është pa ekip, dhe mediat e çojnë të Chelsea në Londër.

Një tjetër destinacion i mundshëm është edhe Zeniti, që aktualisht është pa trajner, pasi Mancini mori drejtimin e kombëtares së Italisë.

Related posts

Garë për portën te Flamurtari, Koliçi parakalon Moçkën (DETAJE)

Isa.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

Formacioni i mundshëm i Barcelonës kundër Deportivo La Corunas

Sadik.Autor

Leave a Comment