Futboll Sport

RUSI 2018/ Italia protagoniste, ja dy Botërorët që u vendosën nga penalltitë

Nga 20 edicionet e Kupës së Botës, vetëm dy kombëtare (vende) u shpallën kampionë pa e fituar finalen, por duke qenë më të suksesshëm nga gjuajtja e penalltive. Në të dyja rastet, Italia ishte një nga skuadrat kryesore, me një “mallkim” dhe një “bekim”.

“Mallkimi” e likujdoi atë në rastin e parë, në të cilin titulli u vendos nga 11-metërshat, në fund të vitit 1994, kundër Brazilit, në “Rose Bowl” të Los Anxhelosit. Ndeshja përfundoi me një zhgënjim 0-0. Nga pika e bardhë, brazilianët shënuan 3 gola, ndërsa italianët vetëm 2, në një seri penalltish që filloi me gabime individuale dhe përfundoi me goditjen e mjerë të Roberto Baggio, i cili e dërgoi topin mbi kuadratin e mbrojtur Taffarel. Brazilit nuk iu desh të gjuante penalltinë e tij të pestë.

Skuadra kombëtare italiane u shpagua nga penalltitë në Botërorin e vitit 2006. Luhej në Gjermani dhe përpara axurrëve, në finale, ishte Franca. 120 (90+30) minutëshi i lojës u mbyll me barazimin 1-1. Dhe në gjuajtjet e penalltive, me Zidane të dërguar jashtë ushe, pas goditjes me kokë të Materazzi, italianët nuk humbën asnjë nga pesë të tilla, përkundrejt Francës, që ra për shkak të 11-metërshit të humbur nga Trezeguet.

1994: Brazil-Itali  0-0 (3-2, me penallti)
0-0 dështon Baresi
0-0 godet Marcio Santos, pret Pagliuca
0-1 shënon Albertini
1-1 shënon Mark Romario
1-2 shënon Evani
2-2 shënon Branco
2-2 godet Massaro, pret Taffarel
3-2 shënon Dunga
3-2 dështon Baggio

2006: Itali-Francë 1-1 (5-3, me penallti)
1-0 shënon Pirlo
1-1 shënon Wiltord
2-1 shënon Materazzi
2-1 dështon Trezeguet
3-1 shënon De Rossi
3-2 shënon Abidal
4-2 shënon Del Piero
4-3 shënon Sagnol
5-3 shënon Grosso

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Shpërthen festa në “Redi Maloku”, Ymeraj kalon në avantazh krutanët (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bournemouth, ja autori i golit

Q.Autor

PËRBALLJE ME REZULTATE TË NGUSHTA/ Kategoria Superiore, fitojnë Skënderbeu dhe Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment