Futboll La Liga Sport

Leo Messi dhe Sergio Ramos, lojtarët më besnikë në La Liga

Është gjithnjë e më e çuditshme të gjesh futbollistë, që ia kushtojnë jetën e tyre të njëjtit klub, ose që kalojnë një kohë të gjatë duke mbrojtur të njëjtën fanellë. Disa javë më parë, La Liga hodhi poshtë dy shembuj të angazhimit në një ekip: Xabi Prieto dhe Andres Iniesta.

“Fuentealbilla” shkoi në Japoni, për të luajtur te Vissel Kobe, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme në radhët e Barcelonës, me të cilën zhvilloi një total prej 16 sezonesh, ndërsa kapiteni i Real Sociedad njoftoi pensionimin e tij, pasi e veshi elastiken e “San Sebastian” gjatë 15 sezoneve.

Edhe David Garcia i Las Palmas ka 15 sezone në radhët e skuadrës së verdhë dhe, pavarësisht se nuk ka rinovuar, gjithçka ka për të vazhduar në sezonin e ardhshëm në Divizionin e Dytë. Pa Xabi Prieto, Iniesta dhe David Garcia në La Liga, Leo Messi do të ishte në pozitën e parë të listës së lojtarëve më besnikë të ngjyrave të një klubi.

Ylli argjentinas ka 14 sezone te Barcelona, me të cilën bëri debutimin e tij në “Primera Division” (sot, La Liga), në sezonin 2004-2005, pas trajnimit në akademinë e skuadrës katalanase. Që atëherë, “10” azulgrana ka qenë i përllogaritur si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke refuzuar ofertat milionere nga klube të tjera të mëdha.

Pasuesi i radhës në këtë listë besnikësh në La Liga është Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madridit është një shembull tjetër i pasionit për ngjyrat e bardha. Ai ka 13 sezone në “Bernabeu”, që kur ka ardhur nga Sevilla në vitin 2005. Me “Los Blancos” ai ka fituar pothuajse gjithçka, duke shtuar katër herë Ligën e Kampionëve.

Related posts

Pogba në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Laçi bën “me ethe” qipriotët, lojtari i Anorthosis për “betejë” në Shqipëri

Isa.Autor

LËVDATAT NGA RAMOS/ Kapiteni i Realit “ngre në qiell” kroatin Modriç

Isa.Autor

Leave a Comment