Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Ja 5 yjet e menaxherit që do të shkojnë në Torino

Drejtuesit e Juventusit do të takohen disa herë gjatë muajve të fundit me menaxherin e famshëm të futbollit Mino Raiola, që ka në patronazh disa nga yjet e këtij sporti. Në planet e bardhezinjve janë disa talente të futbollit, 5 prej të cilëve janë nën juridiksionin e Raiola.

Sezonet e fundit Juventusi ka punuar më shumë me një tjetër menaxher të madh si Jorge Mendes, që ka sjellë në Torino disa lojtarë të tjerë big si Cristiano Ronaldo e Cancelo, por tani Agnelli me shokë do të takojnë sërish mikun e tyre të vjetër Mino raiola.

De Ligt – Është lojtari i parë në listën e drejtorit sportiv Paratici. Aktivizohetme Ajax dhe dëshira e lojtarit është të luajë me Barcelonën. Gjithsesi, Raiola ka të tjera plane dhe synon ta sjellë në Torino, te Juventusi, ndaj ky fakt mund të favorizojë bardhezinjtë.

Pogba – Një njohje e vjetër e bardhezinjve, pasi bëhet fjalë për ëndrrën e madhe të tifozëve juventin. Ky transferim mund të realizohet vetëm me ndihmën e Mino Raiola, njeriut që e ka sjellë një herë në Torino lojtarin. Kampioni i botës aktualisht luan me Manchester United.

Manolas – Vetëm së fundi ka kaluar te Raiola. Mbrojtësi i qendrës i Romës është ndjekur shumë nga bardhezinjtë, që kërkojnë një lojtar të denjë për të zëvendësuar Chiellini e Bonucci. Mbrojtësi grek mund të jetë i përshtatshëm për bardhezinjtë dhe me shumë gjasa do të laroghet nga Roma në merkaton e verës.

Verratti – Duket paksa e vështirë që ky transferim të realizohet edhe pse kohët e fundit është përfolur për një rikthim të mesfushorit fantazist në Serinë A. Juventusi gjithnjë e ka admiruar lojtarin dhe kërkon një lojtar që të dhurojë krosime dhe asist të bukur për sulmuesit.

Lukaku – Sulmuesi i United kohët e fundit ka kaluar në plan të dytë, duke parë se Rashford e Martial i kanë zënë vendin. Lojtari nuk e ka mohuar kurrë simpatinë që ka për “zonjën e vjetër” dhe Juventusi e konsideron si pasardhësin e Mario Mandzukic. Një sulmues i ri, që do t’i bënte shumë punë Juventusit për të ardhmen.

Related posts

EDI REJA NË KONFERENCË PËR SHTYP/ Ja lista e kombëtares për Euro 2020

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

MBROJTËSI I CHELSEAT BËHET QESHARAK/ Morata ngatërron postimin e ish-shokut të skuadrës në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment