Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Roma realizon goditjen e parë, vjen talenti i Dinamos së Zagrebit

Roma ka realizuar goditjen e parë në merkaton verore, vetëm një javë pas përfundimit të kampionatit italian. Bëhet fjalë për talentin kroat të Dinamos së Zagrebit, Ante Çoriç, që dje ka mbërritur në kryeqytetin italian dhe ka takuar drejtuesit e verdhekuqve.

Pasi është arritur akordi me Drejtorin Sportiv të Romës, Mario Monchi, për Çoriç është vendosur që nesër paradite të kryejë edhe vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratën me verdhekuqtë.

Ante Çoriç është një futbollist 21-vjeçar, prodhim i akademisë së Dinamos së Zagrebit, klub me të cilin ka bërë edhe debutimin në futbollin profesionist.

Ai luan si mesfushor qendror, ndërsa specialistët thonë se disponon cilësitë e Andrea Pirlos, në të njëjtën moshë, duke u cilësuar si një nga futbollistët me premisa për një të ardhme të ndritur.

Related posts

NGA LOJTAR NË TRAJNER/ Gian Piero Gasperini, juventini i lindur që do të mundë… “Bardhezinjtë”

Delo.autor

PAS TRYEZËS SË “FSHF” ME QEVERINË/ Bojkoti merr fund, ja njoftimi i Federatës për klubet

Delo.autor

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

Sadik.Autor

Leave a Comment