Futboll Seria A Sport

TRIUMFI FALË DOPITËS SË RONALDOS/ Trajneri Sarri: CR7 fenomenal, ja çfarë na duhet për Champions

Juventusi mundi Parmën me rezultatin 2-1 duke u shkëputur në krye të serie A me 4 pikë më shumë se Interi falë një një dopiete të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez në 8 takimet e fundit me bardhezinjtë ka arritur të shënoi 11 gola, shifra që kanë bërë optimist edhe trajnerin Maurizio Sarri i cili në fund të ndeshjes me Parmën i thuri elozhe Ronaldos.

Kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim 3 pikë me mjaft vlera. Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi”, deklaroi Sarri.

Me titullin kampion që e fiton prej vitesh, synimi i skuadrës torineze për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, ndërsa vetë Sarri pranon se ky është një objektiv i arritshëm, por ekipi duhet të përmirësohet ende shumë.

Related posts

HABIT PAS FITORES ME “MANITA” NDAJ BETIS/ Koeman: Ja pse e lashë Messin në stol

Delo.autor

MILANI NIS FESTË/ Kuqezinjtë firmosin marrëveshjen me “bomberin” ITALIAN

Isa.Autor

SKANDALOZE/ Khabib: INCIDENTI i Conor me autobusin i PËRGATITUR nga UFC, unë doja ta…

Isa.Autor

Leave a Comment