Sport Të tjera

Shqipëria përmbys Hungarinë, kuqezinjtë fitojnë 3-1 në Ligën e Europës

Shqipëria ka fituar 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të European League në volejboll për meshkuj, duke korrur suksesin e parë në këtë edicion. Një fitore e merituar e volejbollistëve kuqezinj, që të drejtuar nga trajneri Jani Melka bënë një paraqitje fantastike në Budapest, ku dhe luajtën ndaj kombëtares vendase. Edhe pse Shqipëria humbi setin e parë rriti të rikuperojë në setet në vijim, duke mos u dorëzuar dhe treguar grintë e dëshirë për fitore.

Një fitore e rëndësishme jashtë fushe, që mban kuqezinjtë në lojë për një vend në fazën finale, duke treguar një nivel në rritje, një lojë të mirë kolektive, e saktë në sulm, bllok e shërbime, por edhe duke pritur mrië topin e parë. Puna e mirë e kryer duket se po jep frutet e saj dhe ky sukses tregon se humbja 3 ditë më parë në Bjellorusi mund të ishte evituar me pak kujdes dhe fat. Të shtunën, ndeshja e tretë në Kroaci.

Ndeshja është e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, të dyja ekipet duelojnë fort për fitore dhe barazimet janë të shpeshta në të katërta setet. Në të parin, pikët e fundit bëhen sërish një “mallkim” për kuqezinjtë, që pas barazimit 21-21 humbasin terren dhe Hungaria fiton 25-22. Por ky gabim nuk përsëritet më në setin e dytë, pasi kuqezinjtë kanë një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke mos toleruar dhe fitojnë 25-21.

Fitimi i setit të parë në këtë turne, karikon edhe më shumë volejbollistët shqiptarë, që edhe në setin e tretë kanë një epërsi të lehtë, duke qenë vazhdimisht në avantazh, Përpjekjet e hungarezëve nuk kanë rezultat dhe Shqipëria fiton sërish 25-21. Mjaft i bukur edhe seti i katërt, që dominohet nga kuqezinjtë, por fund ii lojës bëhet dramatik. Pas shumë barazimesh, deri në 23-23, Shqipëria shkëputet dhe fiton 25-23, duke arriturnjë fitore të madhe jashtë fushe.

Hungari – Shqipëri 1-3 (25-22, 21-25, 21-25, 23-25)

HUNGARIA: Szabo, Nagy, Papai, Magyar, Banai, Keen, Kaszap, David, Padar, Blazsovics, Deak, Kalmar, Gebhardt, Krupanszki. Trajner: Bogdan Tanase

SHQIPWRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bwrdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

Gjyqtarë: Predrag Balandzic (Serbi), Gyula Tillmann (Hungari)

Related posts

FUTBOLLI SOLIDAR/ Bylisi dhe Eros Grezda zbulojnë shumat e dhuruara për të dëmtuarit

Delo.autor

“KAM PREMIO PËR GOLAT”/ Vasil Shkurtaj: Me Tiranën tregojmë… forcën

Delo.autor

NGA PORTA TEK SULMI/ Ja si do të ishte formacioni ideal i Conte-s

Delo.autor

Leave a Comment