Futboll Sport

Shqipëria U-21/ Alban Bushi fton sulmuesin e Skëndijës së Tetovës

Shpresave të Shqipërisë do t’u bashkohet këto ditë edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin e skuadrës shqiptare të Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti, i cili raportohet të ketë marrë një ftesë për dy ndeshjet e radhës miqësore, që kombëtarja U-21 do të luajë ndaj Bjellorusisë më 5 dhe 8 qershor.

Lajmin e ka publikuar vetë klubi kampion i Maqedonisë, në faqen zyrtare, ku shprehet: Shefit Shefiti grumbullohet nga Shqipëria U-21 për dy ndeshjet e radhës kontrolluese. Në adresë të Shkëndijës ka arritur ftesë zyrtare, në të cilën thuhet se seleksionuesi i Shpresave kuqezi, Alban Bushi, llogarit shërbimet e sulmuesit të ri të Shkëndijës për miqësoret e qershorit.

Shqipëria U-21 përballet me Bjellorusinë më 5 dhe 8 qershor, ndërsa të dyja takimet miqësore do të luhen në “Elbasan Arena”. Kjo ftesë, përveçse për futbollistin, është mirënjohje edhe për Shkëndijën, që krahas ekipit të pare, vëmendje të madhe i kushton edhe akademisë me kategoritë e reja”, – thuhet në njoftimin e klubit.

Sulmuesi i talentuar ka luajtur në 19 takime këtë sezon me skuadrën e Shkëndijës në kampionatin maqedonas të futbollit. Ai ka shënuar 4 gola gjithsej, ndërkohë që ka dhënë dhe 2 asiste për gol. Ai ka dalë nga ekipet zinxhir të Shkëndijë së Tetovës dhe premton shumë me potencialin që ka.

Tashmë që Kosova ka përfaqësuesen e vet, Shqipëria po shton vëmendjen gjithnjë e më shumë te futbollistët shqiptarë të lindur në Maqedoni dhe që aktivizohen për skuadrat shqiptare në shtetin fqinj, apo dhe klube të huaja.

Related posts

Buffon me zemër tek Juventusi, ja si e komenton transferimin e Ronaldos tek bardhezinjtë

Sadik.Autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Kampionatet elitare në Europë me të njëjtët klube fitues

Delo.autor

E TURPSHME/ Portieri i Interit nuk përmbahet, ofendon Milanin në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment