Futboll Seria A Sport

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Gjatë një interviste të dhënë për revistën ‘GQ’, trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini, ndër të tjera ka folur edhe për objektivat e tij në krye të pankinës azzurre, sikurse dhe për aq shumë të përfolurin Mario Balotelli, i rikthyer tashmë në kombëtare. “Tani mendoj për kualifikimin në Europian dhe më pas për ta diskutuar atë sa më mirë, unë luaj gjithmonë për të fituar. Por pranoj se ideja e Botërorit, duke parë edhe precedentët, më kalon nëpër mendje”, u shpreh Mancini.

“Ndjej simpati për atë, është e natyrshme, por rikthimi i tij në përfaqësuese ka vetëm motivacion futbollistik. Mario është vetëm 28 vjeç ndaj dhe është ende në kohë për të marrë të gjithë kënaqësinë që dëshiron, sepse kurrikulimit të tij fizik dhe atij teknik, tashmë i ka shtuar edhe eksperiencën. Kështu, është rritur në të gjitha aspektet. Kam nevojë për futbollistë të rinj lider. Mario ka moshën dhe besueshmërinë teknike për të qenë dhe për fat nuk është i vetmi”, deklaroi Mancini.

Related posts

“NUK ËSHTË KAMPIONAT I LEHTË”/ Trajneri Cungu: Laçi më i fortë se vjet, ja çfarë pres nga skuadra

Delo.autor

“TELEFONATA E LOW MË NDRYSHOI JETËN”/ Flick: Jogi meriton një festë të madhe, skuadra do të jetë gati

Delo.autor

Emery bën gati valixhet, PSG gati të nënshkruajë me trajnerin e Premier Leagues

Q.Autor

Leave a Comment