Futboll Sport

Tani është zyrtare, ja klubi që ngjitet në Kategorinë e Parë

Rënia nga Kategoria Superiore e skuadrës së parë të Vllaznisë normalisht që ka sjellë dhe pikëpyetje rreth ekipit që do të zëvendësojë ekipin B të shkodranëve në Kategorinë e Parë.

Duke parë që Rregullorja e FSHF-së ka mungesa për këtë rast specifik, eduasportin.com është detyruar që të interesohet pranë organeve kompetente për t’iu dhënë përgjigjen e duhur tifozëve të interesuar.

“Orikumi ngjitet në Kategorinë e Parë. Vllaznia B bie një kategori më poshtë. Nuk ka rrugë tjetër në këtë rast”, thonë në FSHF për këtë rast.

Kështu, festa duhet të nisë në Orikum, ata do të marrin vendin që iu takon pas rënies së Vllaznisë B në një kategori më poshtë. Teorikisht dhe praktikisht ndeshja e luajtur pak ditë më parë në “Niko Dovana” ku shkodranët triumfuan pas penalltive, tashmë zhvlerësohet.

Orikumi që ishte kundërshtari i tyre merr për herë të parë në historinë e tij si klub të drejtën për pjesëmarrje në Kategorinë e Parë. Në Vlorë dhe Orikum tani kanë të drejtën të festojnë!

Related posts

TRONDITET INTERI/ Wanda nuk përmbahet. Ja vendimi që do të marrë për ICARDIN në JANAR

Isa.Autor

ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ Nga porta në sulm, SAFET GJICI i kritikon të gjithë tek Kukësi

Isa.Autor

MEDITON PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Dybala e ka humbur rolin e lojtarit kryesor, ja skenarët e merkatos…

Delo.autor

Leave a Comment