Futboll Sport

Tifozi i çmendur i futbollit mbulon makinën me 15 000 foto Panini (FOTO)

Një tifoz i madh i futbollit dhe fanatik i Kupës së Botës ka vendosur që të mbulojë makinën e tij me 15 000 foto Panini të futbollistëve për të hyrë në atmosferën e Botërorit “Rusi 2018”.

Braziliani Henrique Pedrotti i ka ngjitur fotografitë e futbollistëve në Volkswagenin e tij Beetle dhe do t’i mbajë aty deri kur të përfundojë turneu.

Firma italiane Panini ka nisur të prodhojë foto futbollistësh që nga viti 1961, ndërsa albumet e Kupës së Botës ka nisur t’i nxjerrë në treg duke nisur nga viti 1970.

Marka Panini sot vlen rreth 700 milionë euro, ndërsa albumet e vjetra të plotësuara dhe në gjendje të mirë shiten për koleksionistët me një çmim prej 1500 eurosh.

Related posts

Inter dhe Fiorentina nisin kontaktet për shkëmbimin e dy mesfushorëve italian

Sadik.Autor

Shënojnë Suarez dhe Alba, Barcelona nuk njeh pengesa!

Q.Autor

SHPREHET PËR GOLIN “SPECIAL” DHE SULMON ARBITRIN/ Flet De Jong: Ishte e pabesueshme…

Delo.autor

Leave a Comment