Futboll Sport

HUMBET FINALEN E KUPËS/ Neymar-it i “IKËN TRURI”, godet me grusht tifozin (VIDEO)

Ky është momenti kur ylli i Paris SG, Neymar godet me grusht një tifoz të Rennes pas humbjes në finalen e Kupës së Francës.

Duke ngjitur shkallët në “Stade de France” për të marrë medaljen e vendit të dytë, pak minuta pasi Paris SG u mund 6-5 me penallti (e gjithë ndeshja përfundoi 2-2),Neymar fillimisht e shtyu me dorë telefonin tifozit dhe më pas shkëmbyen fjalë.

Por situata u tensionua dhe nga pamjet duket se Neymar e godet me grusht në mjekër.

Pas publikimit të videos kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të brazilianit.

Related posts

ZYRTARE/ Milan rinovon me sulmuesin e së ardhmes

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ VERONAS/ Juventus në krizë rezultatesh, Allegri dhe klubi marrin vendimin

Delo.autor

TRIUMFUAN NË CHAMPIONSHIP NË ANGLI/ Autobusi iu prish festën e titullit kampion, lojtarët dalin ta shtyjnë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment