Futboll Seria A Sport

Torino “gjen” zëvendësuesin e Belottit, planifikon të jetë spektakolare sezonin e ri

Portieri i Torinos, Sirigu duket se i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij dhe presidenti Urbano Cairo është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re. Ideja e presidentit të ‘Granatave’, është që në kontratën e re me portierin, të përmirësohen ndjeshëm termat ekonomikë, pasi siç thotë Cairo, ‘ai meriton shumë më tepër sesa fiton aktualisht’.

Natyrisht që ky është një lajm mjaft i mirë për ish portierin e PSG-së, që me rikthimin në Itali, po prek sërish majat, teksa befason nga java në javë. Gjithsesi, planet e Torinos nuk ndalen këtu, pasi skuadra po kërkon të përforcohet edhe më shumë, për të synuar një vend në zonën europiane në sezonin e ardhshëm, teksa Championsi është ëndrra në sirtar.

Për të shkuar më pranë këtij objektivi, presidenti i Torinos ka kontaktuar Mario Balotellin për ta vënë në dispozicion të trajnerit Mazzarri. Ylli italian do të vinte me parametra zero nga Nice dhe do merrte vendin që pritet të lërë bosh Belotti, që me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni. Cairo synon që me këtë lëvizje, paratë që do të arkëtojë nga shitja e Belottit, t’i investojë për të përforcuar skuadrën në repartet e tjera, pasi sulmi me Ljajiç, Falque dhe Balotelli, duket tashmë në lartësinë e duhur.

Related posts

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË LA LIGA/ Ja stadiumet ku Messi dështoi të shënojë…

Isa.Autor

PANIK NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Çiklisti rrëzohet dhe thyen brinjët. ja gjendja shëndetësore… (VIDEO)

Delo.autor

“CONTE KËRKON TA FUNDOSË JUVENTUS”/ Mbrojtësi Shkriniar: Ju tregoj momentin më të rëndësishëm të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment