Basketball Sport

KORONAVIRUSI/ Pandemia shtyn sërish ceremoninë e futjes së Kobe Bryant në “Hall of Fame”

Është shtyrë për në maj të vitit të ardhshëm ceremonia e futjes së ish-basketbollistit Kobe Bryant në “Hall of fame” (Hollin e Famës). Në ceremoninë që do të zhvillohet në maj, bashkë me Bryant (i ndarë nga jeta në fillim të këtij viti pas një aksidenti), do të hyjnë në “Hall of Fame” edhe dy ikona të tjra si Kevin Garnett e Tim Duncan.

Kjo ceremoni duhej të ishtë zhvilluar fillimisht në gusht 2020 në Spriengfield (Massachusetts), por NBA vendosi ta shtyjë atë për në dhjetor si pasojë e pandëmisë Covid-19. Gjithsesi, edhe dhjetori është konsideruar si një datë e pamundur për ta zhvilluar këtë ceremoni, që këtë here është shtyrë për pranverën e 2021-shit.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Kallaku shënon me kokë ndaj “Korçarëve” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Interi kryen goditjen e pestë në merkato, firmos ish-mbrojtësi i Milanit

F.autor

“ÇMENDURIA” VJEN NGA AUSTRALIA/ Tenisti godet babain me raketë, e ëma mundohet ta qetësojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment