Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS SEANCËN PËRGATITORE/ Lerda shton ngarkesën tek Partizani

Partizani po përgatit nga Sllovenia ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Karabakut, teksa e para do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” më 9 korrik. Nga ana tjetër, rivali azer ka udhëtuar dje drejt Austrisë për të filluar fazën përgatitore.

Të kuqtë planifikojnë të qëndrojnë në kampingun e Moravske Toplice në Slloveni deri më 2 korrik. Ndërkohë, trajneri i ri i të kuqve, Franko Lerda, dje ka menduar të shtojë ngarkesën, duke praktikuar nga dy seanca në ditë. Në këto ditë të para, asnjë nga lojtarët nuk ka shfaqur probleme, ndërsa stafi i ri po punon fort në disa drejtime.

Jo vetëm ana tekniko-taktike apo përgatitja fizike, pasi trajneri i ri është munduar të flasë këto dy ditë me çdo lojtar, për të mësuar më shumë nga karakteri i tyre.

Italiani pranoi se nuk e njihte aq sa duhet skuadrën e kuqe dhe kjo është krejt normale për dikë që vjen nga një vend tjetër, por gjithsesi këto ditë do të shërbejnë për Lerdën që të implementojë idetë e tij në skuadër. Ai ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve, diçka që vjen natyrshëm sa herë skuadrat ndryshojnë trajne

Related posts

DHURON SPEKTAKËL NË FRANCË/ Niang i shënon gol me finte PSG-së (VIDEO)

Delo.autor

FALË SUKSESIT NË LIGËN E KOMBEVE/ Kosova shënon ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Isa.Autor

STUDIMI I L’EQUIPE/ PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

Isa.Autor

Leave a Comment