Futboll La Liga Sport

Valverde: Të luash me 10 lojtarë kundër Realit është e ndërlikuar…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka analizuar klasiken e së dielës mbrëma ndaj Real Madridit, që përfundoi në barazimin 2-2, në “Camp Nou”: “Ndeshja ka pasur shumë faza loje, por nuk ka munguar edhe presioni. Reali na ka ndëshkuar kur ka pasur mundësi, por ne, me zotërim të topit, jemi munduar të amortizojmë inferioritetin numerik. Pas pushimit të pjesës së parë, ne u mblodhëm së bashku, më shumë, sepse e dinim se do të vuanim.

Arbitrimi? Ekipi bëri një përpjekje të madhe me 10 lojtarë kundër Real Madridit. Kundërshtari na vuri në vështirësi. Do të na pëlqente të kishim fituar. Nga arbitri nuk e di se kush ka përfituar më shumë, mbeten për t’u parë në TV rastet e diskutueshme. Në La Liga ende nuk është VAR-i. Eshtë e komplikuar të arbitrosh në ndeshje me kaq tension, ndaj i kuptojmë arbitrat. Unë vij këtu si trajner i klubit dhe nuk dua të merrem me gjykimin. Natyrisht, më dhemb dëbimi i Sergi Roberto me karton të kuq.

Rezultati? Për përpjekjet e ekipit, duhet të jemi pozitivë në këtë drejtim. Duke luajtur në inferioritet numerik, aq më tepër ndaj Real Madridit, është e komplikuar. VAR? Teknologjia do të jetë e mirë për futbollin, por do të duhet kohë për t’u përshtatur. Gjëja e rëndësishme është që lojërat të kenë ritëm. Në fillim do të jetë e ndërlikuar, por ka momente që e kërkojnë atë. Ferguson? Është shumë i rëndësishëm për futbollin dhe shpresoj që ai të rimëkëmbet dhe të bëhet mirë”.

Related posts

TENSION NË “NIKO DOVANA”/ Kacafytje dhe grushta barkut, ja momentet e nxehta (VIDEO)

Isa.Autor

Fiorentina “përjashton” Interin nga Championsi, “Lewandowski i ri” rishkruan historinë

Isa.Autor

SKANDAL/ Pas provokime gjatë ndeshjes, tifozët shqiptar përplasen me disa serb në Australi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment