Futboll Sport

Alvesh e mbyll me Flamurtarin, dy klube hidhen në sulm për brazilianin

Danilo Alvesh ka mbyllur sezonin me skuadrën e Flamurtarit për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Behari në katër javët e mbetura të Kategorisë Superiore. Sulmuesi brazilian që ka mbajtur një peshë të madhe në sulmin vlonjat dhe që cilësohet si një prej më të mirëve do të udhëtojë gjatë ditës së sotme drejt Brazilit për të zhvilluar fazën e rikuperimit. Por, më shumë se kaq Alvesh me mbylljen e kampionatit do të jetë një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar dhe kontrata me Flamurtarin.

Futbollisti që ka tentuar shpesh herë të largohet nga vlonjatët nuk ka mundur dot ta bëjë një gjë të tillë, prej firmës së kishte hedhur, por tashmë ka shansin që të vlerësojë ofertat në drejtim të tij. Dëshira e Alvesh në të kaluarën ka qenë Skënderbeu, madje ai ka qëndruar edhe për disa ditë në kampingun korçar. Por, dënimi i UEFA-s, ka bërë që drejtuesit e këtij klubi të mos mendojnë shumë për të ardhmen dhe në këto momente ndoshta nuk janë të gatshëm që t’i ofrojnë një kontratë. Ndërsa Flamurtari shpreson që të rinovojë sërish me brazilianin dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe administratori Idrizi, por do të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Dhe këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë dy klube të tjera në Superiore. Kukësi dhe Partizani mësohet se janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit që ka shënuar tre gola në këtë sezon, por ka spikatur me lojën e tij. Të dyja skuadrat kanë kapacitete financiare për t’i ofruar një kontratë të majme Alveshit dhe ai duhet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij, pasi alternativat nuk i mungojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë aktivizimin te vlonjatët. Por, më parë ai duhet të rikuperohet.

Related posts

U KTHYE NË PRIORITET PËR MERKATON E VERËS/ Barcelona arrin marrëveshjen me klubi holandez për…

Delo.autor

GODITJE E BUJSHME NË MERKATO/ Kampionët e Kosovës firmos me ish-mbrojtësin e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

O ÇFARË PERLE! Suso shënon një GOL FANTASTIK ndaj Sampdorias (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment