Futboll Sport

GJEST I “ÇMENDUR” NË KAMPIONATIN AMERIKAN/ Lojtari i New Yorkut godet topin me gjithë forcën drejt tifozëve (VIDEO)

Skena si ajo e Eric Cantona, që fluturoi me karate drejt një tifozi, apo si ajo e Patrice Evra, që bëri të njëjtën gjë para dy vitesh, kanë hyrë në histori, por këtë të diel në kampionatin amerikan MLS ndodhi diçka e përafërt dhe protagonist u bë Alejandro Romero Gamarra, me nofkën “Kaku”.

Mesfushori i New York Red Bulls e humbi qetësinë në minutat shtesë të ndeshjes kundër Kansas City dhe kreu një gjest absurd, duke goditur topin me gjithë forcën e mundshme drejt tifozëve, që ishin shumë pranë, sepse në Amerikë stadiumet janë bazuar te modeli anglez, me tribuna afër fushe dhe pa barrikada mbrojtëse.

Futbollisti me origjinë nga Argjentina, pjesë e kombëtares së Paraguait, tashmë rrezikon një dënim të rëndë, pasi veprimi i tij ka skandalizuar të gjithë (edhe pse duket sikur synimi i tij ishte të godiste tabelat e reklamave), aq më shumë që tifozi i goditur nga topi i tij pati nevojë për ndihmë mjekësore.

Mesfushori kërkoi menjëherë falje, duke dalë nga fusha, ndërkohë që pas ndeshjes postoi edhe një mesazh në Twitter, duke kërkuar falje publike.

Related posts

Mourinho “i çmendur” pas Perisiç, gati të ofrojë 50 milionë euro për kroatin

Isa.Autor

Franca shuan ëndërrën e Kroacisë, “Gjelat” në çatinë e botës

Isa.Autor

PREZANTOHET TEK CAGLIARI/ Nainggolan mesazh të fortë: Do t’i tregoj “Zikaltërve” që…

Delo.autor

Leave a Comment