Futboll Sport

Zyrtarizime dhe thashetheme, “efekt domino” në pankinat e skuadrave europiane

Fundi i një sezoni i hap rrugë çeljes së dritares së transferimit të lojtarëve që për një arsye apo një tjetër zgjedhin të ndryshojnë fanellë. Megjithatë, pak ditë nga hapja e merkatos së verës zyrtarizimit më të bujshme kanë qënë ata të trajnerëve.

Pas 20 vjet si një trajner i Arsenalit, Arsene Wenger i ka lënë vendin ish-trajnerit të Paris Saint Germain, Unai Emery.

Ndërkohë që skuadra franceze ka emëruar Thomas Tuchel, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me parizienët.

Në Angli, edhe pse Antonio Conte ka insistuar që ai do të shohë kontratën e tij, thashethemet janë prezente. Luis Enrique dhe Maurizio Sarri janë gati të dëgjojnë ofertat.

Italiani është larg klubit të Napoli-t që pak orë më parë zyrtarizoi  Carlo Ancelotti-n.

Një ndër ndryshimet më të çuditshme do të ndodh në Gjermani, pasi Niko Kovac tashmë ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Bayern Munich. Pasi bavarezët njoftuan zyrtarisht ish-lojtarin e tyre si trajner të ri, ekipi aktual i Kovac, Eintracht Frankfurt mundi Bayernin në finalen e Kupës së Gjermanisë, për të arritur trofeun e parë të ekipit që nga viti 2010.

Ky është vetëm fillimi. Shumë trajnerë nuk e kanë të sigurtë të ardhmen e tyre në klubet aktuale. Deri atëherë, sytë dhe veshët nga merkato.

Related posts

MILIARDERI QË SHKON NË PUNË NË KËMBË. Ja kush është profili i presidentit të ri të Interit

Isa.Autor

10 bomberat më të saktë para porte në Evropë

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ I ekzaltuar nga fitorja, shikoni çfarë i bën Stons portierit të Kroacisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment